
Mjekët gjinekologë të spitalit rajonal në Berat janë kundër transferimit të repartit të Kirurgjisë, vendim që është marrë për shkak të rikonstruksionit të godinës.
Për këtë arsye, sot është pezulluar një orë shërbimi në pavionin obsetrik-gjinekologjik, pasi mjekët thonë se transferimit ka sjellë problematika dhe konflikte mes reparteve.
Shefi i Maternitetit të Beratit,Gentjan Kusta, ka deklaruar se kjo gjendje është e papranueshme dhe ka krijuar kaos në shërbimin obsetrik-gjinekologjik.
Sipas tij, nuk mund të përdoret një sallë operacioni për emergjencat e Repartit të Kirurgjisë pasi jo vetëm që do të ndikonte negativisht në gjendjen emocionale dhe psikologjike të grave shtatzëna, por do të rrezikonte përjapjen e infeksionve të ndryshme.
Drejtori i Spitalit Rajonal Berat, Arben Konomi, ka deklaruar se,nuk mund të ndalohet një investim jetik për qytetarët siç është shërbimi kirurgjikal.
Sipas Konomit, rikonstruksioni i Repartit të Kirurgjisë është ndarë në disa faza, ku po shfrytëzohen dhomat e Reparteve të Pediatrisë dhe Pathologjisë.
Në Maternitetin e Beratit do tē shfrytëzohet vetëm një sallë operacioni,që nuk e përdor askush prej tre vitesh.
Konomi ka deklaruar se kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë se 90 ditë dhe gjithçka do të zhvendoset si më parë por nuk mund të ndalohet një financim i tillë,mjaft i nevojshëm dhe i rëndësishëm.
Drejtori i Spitalit Rajonal Berat, Arben Konomi, ka pohuar se,mjekët gjenekologë që do të ndalojnë pa asnjë arsye shërbimin ndaj grave shtatëzëna do të përballen me masa administrative dhe masa ligjore.
and then