
“Sali Berisha nuk ka marrë fletëthirrje nga SPAK për çështjen e “21 Janarit”. Kështu ka deklaruar në “Oponencë”, deputeti i PD Belind Këlliçi.
“E them me përgjegjësi të plotë, nuk di që Berisha ka marrë fletëthirrje nga SPAK deri tani”, tha Këlliçi, duke shtuar se ngjarja e rëndë e 21 janarit të vitit 2011 ku u vranë 4 viktima në boulevard gjatë protestës së organizuar nga e majta, ka 2 palë dhe Edi Rama nuk është pyetur kurrë për këtë ngjarje.
“Si ka mundësi që nuk pyetet Rama për 21 janarin, për organizatorët, pë rata 200 veta nga zonat e thella të veriut që ishin të paguar, që në atë turmë sfusje një gjilpërë hyri një makinë benz, personi që e thirri atë protestë, është dhe ai person në dijeni të shkojë në SPAK”, nënvizoi deputeti demokrat Belind Këlliçi.
Belind Këlliçi: Cështja e “21 Janarit” ka patur 2 palë. Njëra që ka thirrur protestën, që ka goditur kokat e policëve dhe një palë tjetër brenda godinës që mbronte institucionin. Njëra palë që ishte në zyrë që quhet Sali Berisha dhe ka folur për atë ngjarje, dhe unë them me përgjegjësi të plotë, nuk di që Berisha ka marrë fletëthirrje nga SPAK deri tani.
Por ka një palë tjetër që nuk është pyetur kurrë dhe ai quhet Edi Rama.
Si ka mundësi që nuk pyetet Rama për 21 janarin, për organizatorët, pë rata 200 veta nga zonat e thella të veriut që ishin të paguar, që në atë turmë sfusje një gjilpërë hyri një makinë benz, personi që e thirri atë protestë, është dhe ai person në dijeni të shkojë në SPAK.
Nga marrëdhënia që kam me Berishën ju garantoj se nuk ka një diskordancë të asaj që thotë Berisha në public Dhe atje në SPAK. Nuk e dimë cdo të thonte Rama për atë ngjarje.
Ato shenjat e Ramës që komunikonte atë ditë, Do të duhet të bëhet një hetim i plotë të asaj ngjarje. Është ngjarje e rëndë, por nëse nuk do të ishin ata 4 viktima cila do të ishte karriera politike e Edi Ramës?
and then