“Bonusin do ta marrin të gjithë pensionistët”, Rama: Pensionet do të rriten gradualisht gjatë mandatit, do të shkojnë në…

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim në njësinë 5 në Tiranë teksa foli për bonusin e pensioneve që do rritet vit për vit.

Rama u shpreh se për pensionet do shpenzohen gjatë mandatit të katërt deri në fund 1.7 mld euro.

Sakaq, kreu i qeverisë nuk la pa ironizuar opozitën që sipas tij pëson humbje pas humbje dhe gënjen për pensionet.

Edi Rama: Është edhe kërkesa që ka peshën më të madhe,. Disa i bien shkurt dhe thonë po po rrisni pagat për vete, e deputetëve, mirëpo prapë sikur të marrësh pagat e deputetëve dhe ti çosh në shtëpi prapëseprapë shuma që del është një ikë në oqean në krahasim me shumën për 730 mijë pensionistë. Kam dëgjuar se ne nuk do japim bonusin e këtij viti dhe do e shpërndajmë vitin tjetër. Të gjithë pensionistët do marrin bonusin që kanë marrë dhe u është premtuar. Do e marrin përsëri përpara vitit të ri sipas fashave që i kemi sqaruar dhe që i dini më mirë se kur vjen puna te lapsi jeni me shkollën e aritmetikës.

Bonusi është i angazhuar dhe në kohën e përcaktuar do vijojë shpërndarja. Nga janari do fillojë rritja e masës që do merrni me një progresion që i kam këtu që të dëgjojnë të gjithë saktë. Ua kemi thënë foltore më foltore. Sot pensioni urban me vite të plota pune është 27 mijë 350 lekë. Brenda mandatit do bëhet 40 mijë lek siç e kemi premtuar. Dhe brenda mandatit nuk do thotë që prisni 4 vjet dhe në fund do u themi se bëmë dot. Është një shumë që do rritet në mënyrë progresive vit pas vit. Janar për janar. Çfarë do merrni në janar 2026 do dyfishohet janar 2027, trefishohet 2027 e do pesëfishohet në janar 2030.

Kjo vlen po ashtu për pensioni urban të pjesshëm, pensionin rural nga 11 500 lek do shkojë në 18 000. Do bëj një shpjegim, të kërkosh pensione është gjëja më legjitime. Duhet kuptuar se nga vijë pensionet, vijnë nga sigurimet shoqërore. Kjo që po bëjmë ne është që pensionet që vijnë sigurimet shoqërore ti vendosim një shumë ekstra nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër ata të cilët nuk e vlerësojnë këtë si një përpjekje që e përkthyer në shifra, kini parasysh kjo rritje nuk ka të bëjë me indeksimin. Është tjetër. Deri sot është indeksuar pensioni. Kjo nuk ka lidhje. Pensioni do rritet me shumën që do vendoset ekstra mbi atë që buron mbi sigurimet shoqërore. Vetëm për indeksimin do shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme. Vetëm për pensionet në 4 vitet e ardhshme do shpenzohen ekstra 1.7 mld euro. Natyrisht kjo është një shumë e jashtëzakonshme për buxhetin. E merituar.

Ama përqeshjet, romuzet, skërmitjet sikur ka diku mundësira përtej kësaj vijnë nga injoranca, ligësia dhe dëshpërimi i atyre që kanë humbur thellë e më thellë me ne dhe akoma nuk e kanë marrë vesh pse humbin thellë e më thellë. Nuk kanë për ta marrë vesh kurrë deri kur nënvlerësojnë mençurinë e popullit shqiptar dhe logjikën e thjeshtë të kujtdo që si pensionet që bëjnë llogari. Kur nuk di ç’është puna se merresh vetëm duke sharë nuk ke për ta kuptuar kurrë se populli nuk të sheh dot me sy dhe do votojë Partia Socialiste e Shqipërisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×