Buxhet i veçantë për barnat e pacientëve të Onkologjikut, Rama: Do të ngrejmë Institutin Kombëtar për Tumoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e njësisë nr.5 theksoi se në buxhetin e vitit 2026, një zë i veçantë do të jetë dhe mbulimi i barnave të rimbursueshme nga qeveria për pacientët e prekur nga tumori.

Rama tha se sëmundja ka nisur të përhapet si gripi dhe për problemin e barnave, qytetarë të ndryshëm i dërgojnë mesazh cdo ditë.

“Realisht nuk ka javë që unë mos të marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i është shfaqur në trupin e një të afërmi kanceri.

Juve e keni ndjekur trajektoren e spitalit onkologjik nga larg, keni ndjekur atë çfarë ndodhi para ca kohësh, ndiqni edhe përpjekjet e ulëta që bëhen për ta shfrytëzuar edhe kancerin për politikë, por ajo që është reale është përtej të gjithave…

Sot është koha kur nuk mundet më të shtyjmë për shkak të vështirësive përkatëse, problemit të barnave, të mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës të pacientëve që kanë kancer, sepse janë barna që kushtojnë. Por njësoj siç ndodh në një familje kur largohet kjo sëmundje, unë di diçka lidhur me këtë nga jeta ime personale, të gjithë nuk kanë më mendje vetëm te detyrim.

Për herë të parë — po nëse fillon për herë të parë — do të vazhdojë çdo vit, ne kemi përcaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për kancerin për njerëzit tanë. Mund të duket si fantazi që shumë gjëra më kanë ndodhur”,- tha Rama.

Më tej ai shtoi se në Shqipëri do të ngrihet Instituti Kombëtar për Tumoret.

“E kanë shumë vende, është një nivel ekselence për studimet dhe për trajtimin e kancerit, kemi mundësinë që këtë projekt ta udhëheqë Ministrja e Shëndetësisë, e cila jo para shumë kohësh është shpallur një nga 100 gratë më influente në botën e trajtimit të kancerit sepse është onkologe me eksperiencë dhe kemi mundësi edhe për ato avantazhe na jep koha, teknologjia, partneritetet që ne po bëjmë në fushën e shëndetësisë”, nënvizoi Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×