Ëndrra Botëror kalon nga Andorra, por duhet një asist edhe nga Anglia

Sot më shumë se kurrë Shqipëria beson, me kuqezinjtë që janë vetëm 2 hapa larg një arritje historike, janë shumë pranë sigurimit të vendit të dytë, çka do të thotë pjesëmarrje në fazën “play-off” në Botërorin “FIFA2026”. Në fillim, ky objektiv dukej i vështirë, por suksesi përballë Serbisë futi Shqipërinë në garë me kohë të plotë. Ai sukses në Leskovc do të bëhej “nul” nëse të besuarit e Sylvinho-s nuk dalin me pikë të plota të enjten përballë Andorrës, rivali ynë i radhës.

Vetëm fitorja ndaj Andorrës mund të mos mjaftojë, për këtë arsye në këtë fazë të kualifikueseve na duhet edhe një asist nga Anglia. Në të njëjtën natë, ekipi i Tuchel pret Serbinë. Tifozët kuqezi shpresojnë që Anglia të bëjë Anglinë, të vijojë ecurinë perfekte në Grupin K, të triumfojë sërish përballë Serbisë, ashtu siç bënë në Beograd. Një kombinim i tillë i dhuron Shqipërisë një biletë automatikisht për në fazën “play-off”.

Tre ditë më pas, Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania”, ndërssa Serbia pret Letoninë. Të gjithë shpresojnë që fati i vendit të dytë të mbyllet të enjten në Andorra, për të luajtur më pas ndaj Anglisë, të çliruar dhe me objektivin për të argëtuar tifozët, apo për të synuar një pikë historike.

Dy xhiro përpara fundit, Grupi K kryesohet nga Anglia me 18 pikë të plota pas 6 ndeshjeve, të kualifikuar automatikisht për në Botëror. Me 11 pikë në 6 ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e dytë, e ndjekur nga Serbia me 10 pikë. Me 5 pikë në 7 ndeshje, Letonia renditet në vendin e katërt, ndërsa mbyll grupin me vetëm 1 pikë Andorra.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×