
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
Blutë bëjnë me dije se i riu ka goditur me grusht 52-vjeçarin, i cili është rrëzuar me kokë në tokë dhe ka humbur më pas jetën në spital.
Njoftimi:
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit, shtetasit L. Ç., pasi dyshohej se për motive të dobëta, kishte goditur me grusht, shtetasin S. F., 52 vjeç, njoftojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit L. Ç., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se si pasojë e goditjes me grusht, 52-vjeçari ka rënë me kokë, në tokë, në një rrugë në fshatin Arapaj, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën më datë 10.11.2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës.
and then