
Deputeti i PD Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin ‘Oponencë” në News24 ka deklaruar se qeveria nuk do e mbyllë këtë mandat, pasi sipas tij “skandali nuk i lërë vend skandalit”.
Ai u shpreh se niveli i skandaleve po surprizën edhe vetë qeverinë këtë herë.
Deputeti demokrat shtoi se Rama, siç aludohet i quajtur nga ministrja Belinda Balluku në përgjimet e saj me ish-kreun e ARRSH, “palloshi i gjatë”, nuk ka qenë ndonjëherë kaq pranë skandaleve.
Sipas tij opozita do të jetë ajo që do të rrëzojë qeverinë pas skandaleve të shumta.
“Niveli i skandaleve po surprizën edhe vetë qeverinë këtë herë. Nuk kemi qenë me skandale kaq pranë kryeministrit, apo sic preferon ai të quhet palloshi i gjatë. Balluku ka vlerë se na ka ndihmuar me një mikro toponim të ri, tuneli i palloshit. Skandali nuk do i lërë vend skandalit dhe jam i bindur se kjo qeveri nuk e mbyll mandatin. Do rrëzohet nga opozita”, u shpreh ai.
and then