Kosova në prag, mbrojtësi i Sllovenisë: I kemi idetë e qarta për këtë ndeshje

Mbrojtësi i Sllovenisë, Vanja Drkusic bëri analizën e tij para ndeshjes kualifikuese të botërorit.

“Përgatitjet nuk ndryshojnë nga herët e kaluara. E dimë çfarë duhet të bëjmë – të fitojmë gjashtë pikë. Atmosfera është e shkëlqyer, të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim ndeshjet që vijnë.

Gjithçka fillon nga mbrojtja e mirë. Kështu arritëm rezultatet në Evropian. Duhet të besojmë në atë që po bëjmë dhe golat do të vijnë. Mungesa e Benjaminit është një hendikep i madh, por kjo është pjesë e futbollit – do të duhet të ia dalim pa të. Do të luajmë edhe për të.

Në Kosovë luajtëm mirë dhe, sipas mendimit tim, e merituam fitoren. Këtë herë luajmë para tifozëve tanë dhe duhet të jemi të përqendruar. Kosova ka lojtarë të mirë dhe do të vijë e motivuar, por edhe ne jemi gati për sfidën”- tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×