Masakra në Rinas, Këlliçi: Atentati ka prapavijë shtetërore, është e pamundur që në këtë segment mos ketë policë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Oponencë në News 24 theksoi se masakra në Rinas ka prapavijë shtetërore.

Këlliçi shton se në këtë segment rrugor është e pamundur që të mos jetë prania e policëve.

“Mund të duket teori e rëndë, patjetër ka prapavijë shtetërore. Është e pamundur që në Fushë-Krujë të mos ketë drita në të njëjtin orar. Dhe në segment mos punojnë kamerat dhe mos ketë policë. Aty nuk bën dot një parakalim, sepse ka trafik; aty kanë humbur me mijëra njerëz, kanë humbur avionin sepse nuk arrijnë dot në fluturim.”, tha Këlliçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×