Nis Panairi i Librit në Tiranë/ Berhami: Përgatitjet nisin 6-7 muaj para. Nikolli: Ja risitë e këtij viti

Me dyert e hapura për mijëra vizitorë, ka nisur sot edicioni i radhës i Panairit të Librit, ngjarja më e madhe kulturore e vitit për botën e letrave në Shqipëri.

Në studion e News24, gazetarja Fatmira Nikolli dhe botuesja Loreta Berhami ndanë detaje dhe përshtypje për risitë dhe organizimin e këtij eventi të shumëpritur nga lexuesit.

Gazetarja Fatmira Nikolli theksoi se risitë e këtij viti lidhen kryesisht me botimet e reja në gjuhën shqipe, si edhe me përkthime dhe romane bestseller që i japin mundësi çdo lexuesi të gjejë diçka për veten.

“Risitë këtë vit janë titujt e rinj, qoftë të autorëve shqiptarë apo të përkthyer. Panairi mbetet vendi ku autorët, botuesit dhe lexuesit takohen për të ndarë ide dhe histori. Një nga pamjet më të bukura sot ishin grupet e nxënësve që hynin në panair dhe dilnin me libra në duar, kjo është zhurma më e bukur që mund të ketë panairi,” u shpreh Nikolli.

Ndërkohë, botuesja Loreta Berhami vuri në dukje punën e madhe që bëhet pas kuintave për organizimin e Panairit, duke theksuar se përgatitjet fillojnë shumë më herët se më parë.

“Organizimi fillon rreth 6-7 muaj më parë, ndërsa dikur bëhej vetëm 2-3 muaj përpara. Ka shumë për t’u planifikuar, datat, pagesat, pjesëmarrësit. Çdokush që dëshiron të marrë pjesë duhet të ndjekë njoftimet e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Sa i përket autorëve dhe veprave që prezantohen, ato janë zgjedhje të vetë botuesve,” tha Berhami.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×