
Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë detaje nga takimi në selinë e PS, ku sipas tij Belinda Balluku ka qenë e gatshme të sakrifikojë gjithçka për të mos përfunduar si gjyshi i saj.
“Lubi Balluku ka nxjerrë dhëmët e kërcënimit ndaj Ramës dhe të tjerëve. Burime bëjnë me dije se në mbledhjen në selinë e PS, ku Rama mbrojti Lubinë dhe sulmoi SPAK, tha se të gjitha janë sulme të tij dhe Lubia është e pafajshme. Lubia vetë ka qenë e pamëshirë ndaj audiencës. Edhe në këtë mbledhje Lubia u tha socialistëve se do i merrte me vete. Ka rikujtuar që nuk do të lejojë të ketë fatin e gjyshit që u ekzekutua sipas saj me firmën e babait të Ramës. Ka vënë kufirin te thana dhe ka treguar se është e gatshme të fshijë miqësitë nëse Rama mendon se për të shpëtuar veten do të sakrifikojë lubinë”, tha ai.
and then