
Deputeti i PD Klevis Balliu është shprehur në komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm se zv/ministri i Energjetikës, i cili po dëshmon nuk ka dijeni ku ndodhet ministrja Belinda Balluku.
Në një debat me kryetaren e komisionit, Anila Denaj, Balliu u shpreh se zv/ministri nëse do të kishte interes mbi buxhetin do të thoshte “do e heqim Lubinë dhe nuk do vjedhim 50 milionë euro, por do ja japim shqiptarëve”.
Ai shtoi se kur u pyet nga deputetët e opozitës, zv/ministri nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e Ballukut, ndërsa ngriti dyshime se ai nuk mund të dijë as çfarë do të bëjë ministrja në vijim.
and then