Qeveria i propozon Kuvendit 3 kandidatura për drejtor të Përgjithshëm të INSTAT

Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit kandidaturat për t’u emëruar në pozicionin  Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave.

Në mbështetje të ligjit “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme propozimin e kandidaturave: Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Instituti i Statistikave ka për mision prodhimin e statistikave asnjëanëse, transparente dhe të përditësuara, të cilat ndihmojnë në gjykimin e përdoruesve mbi proceset e zhvillimit e transformimit në fushat ekonomiko-sociale brenda vendit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×