
Kreu i PD-së, Sali Berish deklaroi se kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vengu nga detyra. Ai tha se nuk do të kënaqen me kaq, por do të kërkojnë dhe dorëheqjen e ministres Koçiu.
“Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama.
Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më.
Natyrisht ne do kërkojmë…
Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.
Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin.”, tha ai.
and then