“Rasti i Ballukut më i rëndë se i Veliajt”, Këlliçi: Zv.kryeministrja 5D i ka kthyer në 5B, në ARRSH çdo drejtor pas 2013 është i dënuar ose nën hetim

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, theksoi se aferat e zv.kryeministres Belinda Ballukut janë më të rënda se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajt.

Këlliçi shtoi se pas vitit 2013-të, çdo drejtor i ARRSH është ose nën hetim, ose i dënuar.

“Ata fituan me 58 mijë vota në Tiranë. Në ato muaj e parë muaj më kanë marrë për të marrë që Veliaj nuk e mbyllte mandatin. Ta garantoj që është më e rëndë 5D e kthyer në 5B nga Balluku. Në ARSH çdo drejtor pas viti 2013 o është në burg o në hetim o i dënuar. Dhe këtë që i ka bërë Balluku që të gjitha drejtoritë e varësisë i ka o të dënuar o në hetim o në procedim.”, tha Këlliçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×