
Serbia do të sfidojë Anglinë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Lojtari serb, Filip Kostić u shpreh se skuadra mund të marrë pikë nga ky takim.
“Nuk ka dyshim që Anglia është favorite. I respektojmë shumë, e dimë çfarë lojtarësh kanë dhe çfarë cilësie sjellin në fushë. Megjithatë, ne duhet të jemi shumë më të mirë se në ndeshjen e parë. Atëherë shumë gjëra shkuan keq, pavarësisht përgatitjeve që kishim bërë.
Ka sjellë një qasje të re, me shumë detaje dhe ide të freskëta. Është njohës i madh i futbollit dhe e ka treguar këtë më herët, veçanërisht në vitin 2015, kur fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e të rinjve. Përveçse është trajner shumë i mirë, është edhe motivues i madh, flet me pasion, e di si ta ndezë ekipin,” u shpreh ai.
“Trajneri i ri – Ka biseduar edhe me mua pas stërvitjeve në ‘Staraya Pazova’. Është shumë e rëndësishme të dish çfarë kërkohet prej teje në fushë. Ai flet me secilin lojtar, dëshiron të na njohë mirë dhe t’u japë të gjithëve udhëzime të qarta. Kjo krijon sistem dhe rend në lojë, që është thelbësor në futbollin modern.”
Në fund, ai u shpreh optimist për ndeshjen ndaj Anglisë:
“Kemi energji të re, atmosferë pozitive dhe besoj se në Londër do të japim maksimumin. Kjo gjeneratë e meriton të arrijë diçka të madhe, dhe shpresoj që tani të jetë momenti ynë.”
and then