“Shëmbëlltyra e mafies, jo e NATO-s”, Noka përplaset me ministrin e Mbrojtjes: Ardi Veliu, i zhytur në krim, vrasje e afera kriminale

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, u përplas me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me emërimin e Ardi Veliut në krye të KAYO-s.

Noka ka kritikuar ashpër emërimin e Ardi Veliut në krye të KAYO, duke e përshkruar atë si një figurë të lidhur me krimin dhe mafien shqiptare. “Ardi Veliu, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale,” deklaroi Noka.

Ai shtoi se emërimi i Veliut dëmton imazhin e Shqipërisë përpara NATO-s: “Po i shkoni NATO-s me KAYO. Duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, sepse flitet për një vend anëtar të NATO, por të vendosësh në krye të KAYO-s Ardi Veliun, është shëmbëlltyra e narkosit në pushtet.”.

Noka kujtoi gjithashtu ngjarje kriminale të lidhura me Veliun, duke përmendur rastin e vjedhjes së 600 mijë eurove në Vlorë, duke ironizuar se “një nëpunësi i nivelit të tretë i vidhen 600 mijë euro dhe ju e merrni e ngrini dhe vetëm e ngrini.”.

Deputeti përfundoi duke akuzuar qeverinë se emërimi i Veliut përfaqëson interesa të dyshimta dhe jo vlera të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar: “Ju përfaqësoni Troplinët këto, por NATO-n kurrë.”..



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×