
Pamjet që shihni tregojnë momentet e atentatit mafioz ndaj Gilmando Danit, ngjarje e ndodhur vetëm pak metra larg Aeroportit “Nënë Tereza”. Në video jepet skena tronditëse, që i ngjan skenarët të filmave të hollywood-it. E gjithë ngjarja zgjat më pak se një minutë, në një zonë të mbushur me kamera sigurie dhe praninë e patrullave policore, ndërsa shumë pranë ndodhet një stacion policie.
Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, qëlluan tre herë me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit ku udhëtonte 47-vjeçari Gilmando Dani. Ky i fundit ishte ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa shoferi, Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, mbeti i plagosur rëndë.
Pamjet në fjalë tregojnë se vetëm dy minuta pas atentatit, në vendngjarje kalon një delegacion zyrtar me katër automjete.
Autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa në një fshat të Krujës u gjet makina e djegur, që u përket autorëve, brenda të cilës ishin dhe 4 armë. Kujtojmë se Dani ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i akuzuar për plagosje, vjedhje, por dhe për shantazhe ndaj biznesmenëve.
and then