VIDEO/ “Drejt Gilmando Danit u gjuajtën mbi 80 plumba”, Klodiana Lala: Një prej autorëve la kallashnikovin, mori pistoletën për të qëlluar sërish

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar në studion e News24 ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, një emër i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit.

Duke iu referuar pamjeve të siguruara nga dhe News24, Lala përshkroi me detaje momentet e atentatit.

“Ditën e djeshme në mesditë, u qëllua me breshëri kallashnikovi mbi automjetin që drejtohej nga agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani. Janë tre persona të veshur me të zeza dhe me kapele që dalin dhe qëllojnë drejt makinës. Më pas, një prej tyre afrohet tek mjeti, hap derën e pasagjerit dhe qëllon sërish në drejtim të Gilmando Danit, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit,” tha gazetarja.

Sipas Lalës, pamjet tregojnë një nivel të lartë organizimi të autorëve, të cilët kanë vepruar me koordinim të plotë dhe me armë të ndryshme.

“Në një moment, njëri prej autorëve lë kallashnikovin në tokë dhe qëllon me pistoletë drejt Danit, ndoshta për të realizuar një goditje më precize, ose sepse arma automatike mund të jetë bllokuar. Pas të shtënave fatale në kokë, autorët hipin në mjetin e tyre dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja,” shtoi ajo.

Nga hetimet paraprake, janë qëlluar mbi 80 plumba në drejtim të automjetit ku ndodhej Dani, ndërsa Policia e Shtetit po verifikon rrugët e largimit të atentatorëve dhe mjetet e përdorura.
Lala kujtoi se Gilmando Dani ishte liruar nga burgu në vitin 2024, pas disa viteve në qeli për çështje të lidhura me grupet kriminale, dhe prej asaj kohe kishte mbajtur një profil të ulët publik.

“Pas lirimit, Dani ishte tërhequr nga jeta publike, madje ishte fejuar dhe përpiqej të mbante një profil të qetë. Por mënyra se si u ekzekutua tregon se kemi të bëjmë me një atentat të planifikuar mirë dhe me motive që lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale,” përfundoi Lala.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×