
Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, agjent i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Në pamjet ekskluzve të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për News24 dhe shfaqet momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz S Class” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.
Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.
Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.
and then