Agjenda/ Sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane, Rama dhe Meloni takim kokë më kokë, do të firmosen 16 marrëveshje

Sot do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane në Romë.

Gazetari Ergys Gjençaj ka zbuluar detaje nga axhenda e samitit, i cili do të nisë me një pritje zyrtare në orën 11:30 për delegacionin shqiptar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Meloni.

Takimi mes dy krerëve të qeverive do të pasohet në orën 12:30 nga seanca e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku pritet të ketë adresime nga Rama dhe Meloni.

Më pas, në orën 14:00 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit mes dy qeverive për disa sektorë si mbrojtja, shëndetësia, infrastruktura, zhvillimi ekonomik dhe emigracioni mes të tjerash.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×