Deklarata e fortë e zyrtarit të PS: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet, mund të ketë ndryshime në qeveri me kryeministër tjetër

Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër.

Ai tha në Log në News 24 se këto lëvizje kanë nisur.

“Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij. Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë”, tha ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi.

Plator Nesturi: Dua të kujtoj dhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrje tjetër të karakterit kushtetues, për t’i ndërhyrë në kompetenca. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiare dhe në logjistikë.

Shqipëria është në rrugën e integrimit. Ky është një cangë nga lartë dhe në këtë aspekt dhe sulmin ndaj zotit Gonzato  që bëri Berisha, e shoh dhe në aspektin e një iniciative që jo pak herë është përmendur. Mendoj se ka qenë faktori ndërkombëtar që e ka penguar këtë gjë, për të bërë të mundur një iniciativë që do ta izolonte SPAK.

Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjeka për të zvogëluar SPAK. Kemi një ndërhyrje dhe ndaç ta pranojnë apo jo, kjo është çështja e tyre. Ata kanë pasur interes të përbashkët. Kanë marrëveshje apo jo, por interesi është ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij.

Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë. Jo vetëm të ndryshojë fytyrën apo disa njerëz, konceptin e politikës. Nëse të dalin shumë emra ministra, apo zv.kryeminsitra që dalin në shumë aspekte të hetimeve dhe mund të kenë problematika ligjore, që i besuan 83 mandate, është në nderin e saj që të luaj ndryshe me emra dhe fizionomi të re.

Se përjashton të ketë ndryshime në qeveri. Nuk e përjashtoj që të ketë ndryshime dhe me kryeministër tjetër. Mendoj se dhe brenda PS ka filluar një lëvizje, sepse nuk ka pse t’i paguaj kostot ai anëtari thjesht poshtë. E ndjejnë si detyrim të tyre që të bëjnë…dmth partia nuk mund të rrijë saç bën SPAK, por duhet të reagojë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×