
Kevi Muçllari ka dhënë reagimin e tij të parë pas daljes nga burgu ku si fillim falenderoi të gjithë banorët për mbështetjen.
Reagimi i plotë:
“Së pari falenderoj familjarët, miqtë dhe shokët të cilët më janë gjendur pranë në këto ditë shumë të vështira. Gjykata dha vendimin që pritej. Arrestimi im u shpall i paligjshëm sepse realisht ashtu ishte.
Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës. Ky ishte një vendim thellësisht i padrejtë. Kam një falenderim për gjyqtarin që mori një vendim të drejtë në raport me mua.
Falenderoj banorët të cilët ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira, dolën protestuan sepse e kuptuan që ne po protestonim jo për të marrë diçka në këmbim por thjesht sepse atje cënoheshin interesat tona.
Ishim të prekur drejtpërsëdrejti, ndaj ne duhej që ta mbronim interesin tonë me argumenta dhe me fakte, ashtu siç edhe ju ishit prezent. Me thënë të drejtën, sinqerisht ishin ditë shumë të vështira. Nuk e prisja kurrë se do isha i burgosur e që do përjetoja atë tmerr që do përjetoja.”, tha Kevi Muçllari.
and then