“Kundërshtari më i dobët”, ish mbrojtësi Fakaj besimplotë: Ndeshje e rëndësishme, të mos humbasim qetësinë

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj, mendon se sot është dita ku Shqipëria duhet të kompletojë misionin e saj dhe të arrijë play-off të Botërorit.

“Kundërshtari më i dobët, ditë e rëndësishme. Në një ditë të tillë duhet të jesh shumë i kujdesshëm, duhet të ruajmë ekuilibrat, të jemi të qetë. Të mos humbasin qetësinë e presim momentin tonë se cilësisht jemi më lart se kundërshtarët. E kemi sjellë situatën në pikën ku çdo gjë varet nga këmbët tona.

Është hera e parë absolutisht, sot është ditë e rëndësishme që të përfundojmë misionin tonë. Nëse arrijmë të fitojmë sot, jemi pothuajse në play-off dhe këtu misioni ynë quhet i kompletuar, pastaj çfarë sjell më tej faza play-off. Nuk thashë që duhet të jemi të kënaqur, thashë në vetvete se gjërat duhen marrë hap pas hapi dhe shkallë pas shkalle. Duhet të dimë kush jemi për të arritur sukses. Kur ti misionin tënd e ke përfunduar, nga ai moment vendos objektiva të reja që janë ndeshje pas ndeshje”, tha ndër të tjera Fakaj për “SuperSport”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×