
Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni kanë firmosur shkëmbimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në disa sektorë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Marrëveshjet e bashkëpunimit përfshijnë sektorë si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni dhe të tjera.
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”, shkroi Rama në Facebook.
and then