Me mision 3 pikët, Sylvinho me “artilerinë e rendë” ndaj Andorrës, dilema në mesfushë dhe sulm

Me mision 3 pikët, Shqipëria është gati për takimin kundër Andorrës, një ndeshje e lehtë në letër, por jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Trajneri Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë mungesë, një “luks” që fut në mendime tekniku kuqezi në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë.

Rikthimi i Ismajlit pas dëmtimit, mund të sjell një balotazh në qendër të mbrojtjes, por në çdo rast, Sylvinho i ka besuar gjithnjë Ajetit, e ka bërë këtë në çdo moment të rëndësishëm. Pjesa tjetër e prapavijës nuk ndryshon, me Hysajn në të djathtë dhe Mitajn në të majtë.

Nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha edhe në mesfushë, pavarësisht se Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, dy lojtarët e Lecces, po kalojnë një formë të shkëlqyer. Tredhëmbëshi, Asllani-Juljan Shehu-Qazim Laçi nuk pritet të ndryshojë.

Një dilemë e madhe ka të bëjë me sulmin, ku në balotazh për një fanellë titullari në krahun e majtë është Uzuni me Arbër Hoxhën, me këtë të fundit që shihet favorit. Rey Manaj do të zbres nga minuta e parë në majtë të sulmit, i mbështetur nga Armando Broja në të djathtë.

Pavarësisht se kjo është një sfidë në transfertë, tifozët kuqezi pritet të jenë në dominues përballë Andorrës për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë transfertë shumë të rëndësishme.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×