
Ish-ministrja e Arsimit në qeverinë teknike e cila doli nga një marrëveshje mes PS dhe PD të asaj kohe e drejtuar nga Lulzim Basha, Mirela Karabina, e ftuar në Log, u shpreh se ndryshimi i pushtetit po mbahet peng nga lidershipi actual i opozitës, I cili po mban peng partinë më të madhe opozitare në vend.
Karabina tha se vendi ndodhët në situatën më të keqe të 35 viteve të fundit dhe nevoja për një qeveri teknike është e madhe.
Por ajo theksoi se kjo qeveri duhet të lërë jashtë dy liderët e forcave më të mëdha politike, Rama e Berisha.
Mirela Karabina: Mu kërkua të jem ministre e arsimit në qeverinë teknike në 2017. Sot situata është më e rënda në 35 vjet.
Asokohe do të ishte mirë që qeveria teknike ti përmbushte detyrat e saj, ne u penguam, kishte politizim të tejskajshëm të administratës.
Palët kanë dalë hapur, ëshë SPAK që po luan gjithë gurët e kësaj politike. Janë dy palë në të njëjtin front, përballë SPAK dhe kundër qytetarëve, kemi lidershipin e PD që po mban peng opozitën dhe po pengon ndryshimin e pushtetit.
Jemi pas 2 palë zgjedhjeve, jemi disa ditë pas zgjedhjeve vendore ku qytetarët i braktisën. Zyrtarët e këtij vendi po shkojnë një nga një në SPAK jo për shpërdorim detyre por për korrupsion, dhe lidershipi nuk lejon as ndryshim pushteti asgjë.
Në kushtet ku jemi ku palët janë të zhveshura para syve të publikut, në kushtet ku jemi ku zgjidhja do të jetë një qeveri teknike, por as Berisha dhe as Rama.
and then