“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror

Trajneri i kombëtares, Sylvinho dha opinionin e tij pas triumfit 0-1 ndaj Andorrës, rezultat që na çon në Play Off të botërorit.

“A mund të bëheshin ndryshimet më parë? Jo, mendoj se jo.

Broja? Kam bërë tani një mbledhje të vogël, me stafin, ishte ditë e vështirë. Më kujtohej Moldavia, kemi thënë që kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia në 45 minuta ishte 1-1. Ne duhet t’i respektojmë, ne po rritemi, po bëjmë mirë. Por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. E kemi thënë, edhe ju e lojtarëve, se ndokush thotë shko se u bën 6. Ishte e vështirë, mbaroi dhe po festojmë apo jo, pyeta si janë të tjerat, e pashë që ishte i mërzitur, nuk e kam kuptuar pse. Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herën e parë po shkojmë në play-off dhe është një natë e mrekullueshme.

Mungesa e lojës? Unë mendoj se duhet të festojë i gjithë vendi, absolutisht, nuk ka ndodhur kurrë. Në këtë moment për 3 milionë shqiptarë në shtëpi, apo 6 apo 9 jashtë, duhet të festojnë. Pres telefonatën e Salihit i cili është gjithmonë mes nesh. Tifozët meritojnë gjithçka, hera e parë, shumë e bukur. Punohet për ata, kur del në rrugë në Tiranë e të thonë faleminderit për punën. Unë dua të falënderoj. Kemi humbur vetëm ndeshjen në Angli në Londër, nuk mendoj se është pak.

Rivalë në play-off? Unë e kam thënë që nuk e mendoja play off, nuk e di kush ishim. Tani po fillojmë të mendojmë për play-off, tani të punojmë për marsin. Nuk është për të shmangur, është ndeshje teke, pastaj vjen tjetra, është e shpejtë. Duhet të përqendrohemi te skuadra dhe grupi, sot jam krenar për të gjithë djemtë, më vjen keq për Pajazitin e Caken, janë të tjerë që nuk kanë luajtur. Bajrami e Uzuni, kemi nevojë për të gjithë, Tuci hyri se kishim nevojë për mbajtje topi. Ai mori 3-4 faulle, bëri sponda. Ndaj ishte ndryshimi, jam krenar për të gjithë”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.

Nuk e di nëse ndokush ka kursyer energji, unë me të gjithë lojtarët kemi bërë 100%. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por të humbësh vetëm një ndeshje, të arrish play-off me një ndeshje para fundit, nëse ndonjë nuk është i kënaqur, nuk e di, nuk është problem për mua.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×