
Ish-prefekti i Vlorës Plator Nesturi duke u thelluar në atë që ai e quajti lëvizje që sapo ka nisur brenda PS, tha se tek socialistët ka dëshirë për të reaguar ndaj situatës në të cilën ndodhet kjo forcë politike. Me këtë, tha Nesturi, nuk nënkuptohet lëvizje anti-Rama por për një mision.
Sipas tij, kështu bëri dhe Fatos Nano dikur kur vendosi të dorëhiqej dhe të linte partinë të ecte në një rrugë të re.
“Nëse mbani mend kur ishte Nano, jo se nuk i fitonte betejat, por ai hapi krahun për t’i dhënë mundësi PS të ecte në një rrugë të re pa ngarkesën e tij dhe unë besoj se kjo do të vijojë.
Nuk bëhet lëvizje anti-Rama dhe PS ka një mission tani. Janë 2 gjëra të ndryshme. Rama nuk është Sali Berisha që të qëndrojë me forcë dhe PS nuk është PD. Brenda mund të ketë lëvizje që mund të jenë personale. Rama është I fuqishëm brenda PS dhe nuk bëhet fjalë që do të kemi goditje të Ramës”, tha Nesturi.
Plator Nesturi: E rëndësishme është që ka një lëvizje dhe ka një dëshirë për t’ju përgjigjur situatës. Rama është kryetari i PS dhe ai duhet të pozicionohet por duhet të shohim zhvillimet, dhe në të gjitha rastet PS ka treguar një dicka.
Nëse mbani mend kur ishte Nano, jo se nuk i fitonte betejat, por ai hapi krahun për t’i dhënë mundësi PS të ecte në një rrugë të re pa ngarkesën e tij dhe unë besoj se kjo do të vijojë.
Nuk bëhet lëvizje anti-Rama dhe PS ka një mission tani. Janë 2 gjëra të ndryshme. Rama nuk është Sali Berisha që të qëndrojë me forcë dhe PS nuk është PD. Brenda mund të ketë lëvizje që mund të jenë personale. Rama është I fuqishëm brenda PS dhe nuk bëhet fjalë që do të kemi goditje të Ramës.
and then