“Nuk mendohej kurrë se do shkonim deri këtu”, Duro: Shqipëria është forcuar shumë, Play Off arritje historike

Shqipëria do të sfidojë Andorrën, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit. Një sfidë që mund të konsiderohet si mjaft e rëndësishme, pasi kuqezinjtë mund të sigurojnë për herë të parë në histori fazën e Play Off. Tekniku i njohur, Shpëtim Duro bëri analizën e tij, në bisedën me Trevisa Tufën, në Sport News në News 24.

“Harrohet e kaluara, unë jam i një gjenerate më të avancuar se Glendi e shumë të tjerë që janë nëpër studio. Nuk mendohej kurrë, shikonim ato ndeshje me dëshirë të madhe. Nuk e mendonim. Në periudha të ndryshme kemi patur skuadra të mira.

Arritja dy herë në Europian ishte paaimgjinueshme. Po shkojmë pranë Play Off, këto janë arritje të futbollit shqiptar.

As ne nuk e mendonim që do fitonim në Serbi. Futbolli nuk parashikohet. Duhet të jesh i përgatitur. Sot është ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë”- tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×