Opozita “ndez motorët” për të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën, diskutohet mbi protestën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi mesditën e së  enjtes një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë e PD.

Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit u diskutua koordinimi i opozitës për aksionin e planifikuar për ditën e hënë në orën 18:00.

Opozita do të nisë atë ditë “Parlamentin qytetar” përpara kryeministrisë, ku do të kërkojë dorëheqjen e zëvendëskryeministres Balluku, pas faktit që ajo është shpallur e pandehur nga SPAK.

Takimi Blushi-Berisha shihet si një hap për të harmonizuar veprimet dhe strategjinë e opozitës për protestën e ardhshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×