“Qeveria ka shkelur ‘vijën e kuqe’ të cënimit të sigurisë kombëtare!”, Kulluri: Rama dhe Berisha mund t’i shpëtojnë ligjit vetëm me skenarin ‘Dodik’

Analisti Edvin Kulluri paralajmëroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Sali Berisha mund të shmangin përgjegjësinë ligjore vetëm nëpërmjet një “skenari Dodik”.

Në emisionin Log në News24, Kulluri tha se SPAK, institucioni i specializuar për luftën ndaj krimit të organizuar, nuk është thjesht një organ prokurorie, por “ka ndikuar në dinamikën e politikës”. Ai tha se qeveri ka shkelur vijën e kuqe të cënimit të sigurisë kombëtare.

“Për mua Rama dhe Berisha kanë vetëm një mundësi që të shpëtojnë nga ligjit. SPAK nuk është organizatë politike, por ka ndikuar në dinamikën e politikës. Padashje ka krijuar këtë situatë, skenar të ri. Këta të dy, kanë një zgjidhje, zgjidhen që bëri Milorad Didik. A e bëjnë dot Dodik? Ajo që ndodh është kjo. A janë në kohë këta për të ikur? Unë kam një frikë. Aeroporti i Vlorës është çështje e hapur. Kam parë dokumentet. Në sektorin energjetik ka ndërhyrje të fortë të jo dashamirësve shqiptarë, në sektorin financiar apo dhe e nafta. Pra është kaluar vija e kuqe për sigurinë kombëtare. Ne kemi përgjegjësi të përbashkët me NATO-n. Kjo qeveri ka kapërcyer çdo limit të cënimit të rëndë nga pikëpamja e sigurisë. Dodik, tek e fundit ishte serb. SPAK ka shkuar shumë larg me shumë çështje.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×