RENDITJA/ Kualifikim historik i Shqipërisë, kuqezinjtë fluturojnë drejt gjysmëfinales së “play off”. Ja si pozicionohen skuadrat

Sot janë luajtur dy ndeshjet e programuara për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria fitoi ndaj Andorrës me rezultat minimal, ndërsa Anglia mposhti Serbinë 2 me 0.

Kjo situatë dërgon automatikisht Shqipërinë në gjysmëfinalen e “play off”. Kuqezinjtë kanë 4 pikë më tepër se Serbia, ndërsa ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur. Serbia vijon të kryesojë me pikë të plota, ndërsa nuk ka pësuar asnjë gol në këtë fushatë kualifikuese.

Shqipëria do të përballet me Anglinë në “Air Albania”, pikërisht të dielën. Në anën tjetër Serbia do të sfidojë Letoninë.

Screenshot 2025-11-13 224902



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×