
Me një biletë të rezervuar për në Botëror, Anglia shkon e qetë në dy sfidat e fundit të fazës kualifikuese, pa presionin e pikëve, por me dëshirën e madhe për t’i bërë një mbyllje perfekte Grupit K, kjo për disa arsye. Trajneri Tuchel kërkon të shoh në aksion disa elementë të rinj, por sigurisht kërkon të argëtojë edhe tifozët. Ndaj Serbisë në “Wembley” është një shans i artë që Tuchel të fitojë simpatinë e tifozëve, por në “valle” është edhe rinovimi i kontarës, me teknikun gjerman që shpreson të hedh firmën përpara startit të Botërorit “FIFA2026”.
Në konferencë për shtyp, trajneri Tuchel ishte i qartë, duke ngrohur edhe tifozët kuqezi teksa theksoi se nuk kanë ndërmend të eksperimentojnë, por synojnë pikët e plota në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve: “Ne jemi tashmë të kualifikuar, por kjo nuk ka rendësi, luajmë për standardet tona, luajmë në shtëpi dhe nuk ka vend për eksperimentime. Fitorja në Beograd ishte kryesisht rezultat i cilësisë sonë. Zhvilluam një ndeshje shumë të fortë, nuk i lamë të merrnin frymë. Fituam 5-0, por tani është një tjetër histori, Serbia vjen me një trajner të ri dhe me një grup të mirë lojtarësh, por ne synojmë të bëjmë të njëjtën gjë”.
Me 18 pikë në 6 ndeshje, Anglia kryeson e qetë Grupin K. Për dy takimet e fundit, Tuchel ka rikthyer në përfaqësuese lojtarë si Bellingham apo Foden, por ka edhe disa mungesa të rëndësishme.
()
and then