Tiranë/ Vodhi makinën, por u përplas gjatë arratisjes, përfundon në pranga 35-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Episodet”, në kuadër të një sërë veprimesh për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve të automjeteve dhe pasurive private në kryeqytet.

Si rezultat i hetimeve dhe ndjekjes në terren, u ndalua shtetasi D. M., 35 vjeç, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi, ai ka përplasur dy automjete të tjera të parkuara në rrugën “Mihal Duri”, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas aksidentit, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur në vendngjarje, por u identifikua dhe u arrestua pak ditë më vonë nga shërbimet policore.

Policia njofton se vijojnë hetimet për të zbuluar nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj 35-vjeçarit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×