U ndoqën nga Policia si të dyshuar dhe hodhën lëndën narkotike nga xhami i makinës, e pësojnë katër të rinjtë në Lezhë

Katër të rinj janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen se kanë hedhur nga makina me të cilën qarkullonin lëndë narkotike në rrugë.

Sipas burimeve, katër të rinjtë pasi janë pikasur  nga efektivët e Policisë kanë hedhur kanabisin në rrugë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., 21 vjeç, E. Gj., 22 vjeç, P. B., 19 vjeç dhe R. Ll., 20 vjeç, të gjithë banues në Lezhë, pasi ndërkohë që qarkullonin me një automjet, në qytetin e Shëngjinit, sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hedhur nga dritarja e automjetit një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×