
Anglia është në prag të shkrimit të historisë gjatë fushatës së tyre kualifikuese të Kupës së Botës. “Tre Luanët” arritën shtatë fitore nga shtatë ndeshje duke mposhtur lehtësisht Serbinë 2-0 në “Wembley”. Goli i Bukajo Saka në gjysmë ore i dha Anglisë epërsinë, përpara se zëvendësuesi Eze të vuloste tre pikët në fund të ndeshjes.
Kombëtarja e drejtuar nga Tomas Tuhel ende nuk ka pësuar gol në kualifikueset e Kupës së Botës. Nëse mbajnë portën e paprekur kundër Shqipërisë të dielën, djemtë e Tuhel do të bëhen kombëtarja e parë europiane që ka kaluar ndonjëherë një fushatë të tërë kualifikuese të Kupës së Botës me mbi gjashtë ndeshje pa pësuar gol.
Eksperti i futbollit, Bill Edgar i The Times, tha se: “Ekipi i fundit europian që nuk pësoi gol 6 ndeshje në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës, ishte vetë Anglia përpara Kupës së Botës 1990.”
Tuhel, mund ta përdorë statistikën e çuditshme si motivim përpara udhëtimit të së dielës në Tiranë. Ata kanë shënuar 20 gola deri tani duke mos pësuar asnjë.
and then