Detaje të reja nga masakra e Rinasit/ Nga doli “Toyota” e atentatorëve? Banesa e kthyer në bazë armësh në Nikël…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani.

Në banesën e kontrolluar sot në zonën e Niklës, ku u gjet një arsenal armësh besohet se ka dalë edhe automjeti tip “Toyota”, i cili është përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ylli Zalla janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×