DETAJET/ Rrjeti i drogës në Tiranë, një prej të arrestuarve i përfshirë në vjedhje jashtë vendit

Policia e Tiranës ka goditur sot një rrjet të organizuar shpërndarësish të lëndëve narkotike, duke arrestuar 25 persona. Operacioni u zhvillua nga seksioni antidroga, në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës në kryeqytet.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se një prej të arrestuarve dyshohet se është i përfshirë edhe në një vjedhje jashtë territorit shqiptar. Ky dyshim lind pasi rreth 119,000 euro të sekuestruara u gjetën të spërkatura me bojë, duke ngritur dyshime se paratë mund të jenë marrë nga një bankë jashtë vendit.

Për këtë arsye, hetuesit pritet t’i drejtohen Interpol-it për të marrë informacion shtesë dhe për të ndjekur gjurmët e mundshme ndërkombëtare të krimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×