“Duan të mbulojnë superskandalin e Lubi Ballukut”/ A i druhet shoqërimit me forcë nga SPAK për 21 Janarin? Berisha: S’kam marrë asnjë fletë-thirrje!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje nga SPAK për ’21 Janarin’. Ai tha se ishte i hapur për t’iu përgjigjur thirrjes, por nuk kishte firmosur asnjë njoftim.

Ish-kryeministri kritikon gjithashtu përpjekjet e disa mediave për të mbuluar “superskandalin e Lubi Ballukut”, duke i quajtur disa prej gazetarëve si “lakej dhe puthadorë të qeverisë”.

Berisha: Për ju dhe çdo gazetar tjetër që i respektoj. Do t’ju sugjeroja që mos të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm, të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë kthyer atë institucion, një seksion të PS. Nuk e kam rastin për ju, por kam konstatuar keqpërdorim mizor të gazetarëve ndaj këtyre individëve, që më kujton keqpërdorimin që bënin seksionet e sigurimit të shtetit dikur ndaj personave të caktuar. E kam deklaruar dhe faktuar, se unë i përgjigjem thirrjes të gjykatës, së prokurorisë special, kutodqoftë. Nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim. Së dyti; ata që e fusin veten për të krijuar, e bëjnë veten në një propagandë banale të turpshme. Ata s’kanë fytyrë. Atij që i dorëzohet thirrja, i merret firma dhe thotë; e mora Aty ku punoj dhe banoj kam njerëz të përgjegjshëm. Ata nuk mund të mos firmosin për një dokument dhe mos të ma japin. Por kjo i intereson atij Troplinit. Sot është data 17 (14 nëntor). Nga data 3 deri në 14 ai dokument mund të vinte në zyrën time 5 herë apo në shtëpinë time. Nuk ka më….e vetmja që u bë kjo është se lakej dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, apo të komentin nëse do të shkojë apo jo. Që të mbulonin superskandalin e Lubi Ballukut. Njeriu i parë që kërkoi një hetim të plotë të asaj përpjekje të dhunshme për të përmbysur një qeveri të ligjshme, është Sali Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×