
Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Anke er, ka bërë të ditur shqetësimet lidhur me disa elemente të paketës fiskale të propozuar nga qeveria shqiptare.
Sipas er, FMN ka parë draftin e fundit të paketës dhe vëren se gjatë vitit të fundit ka pasur përparim të konsiderueshëm në forcimin e administrimit të të ardhurave, në përputhje me rekomandimet e Fondit.
Megjithatë, ajo paralajmëron se disa nga propozimet e reja mund të minojnë progresin e deritanishëm në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë risqe për përmbushjen e objektivave fiskale dhe drejtësinë.
er thekson rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit fiskal dhe transparencës në implementimin e politikave të reja për të mos dëmtuar efektivitetin e sistemit tatimor.
and then