“Gilmando Dani, bodyguard dhe financues i Gonxhes”, ministri reagon pas akuzave të Berishës dhe paralajmëron padi: Fake news

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me çështjen e badigardit.

Viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, sipas Sali Berishës ka qenë bashkëpunëtor i ministrit Blendi Gonxhes.

“Gilmando Dani ka qenë bodyguard dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe. Se në qoftë se ti bashkëpunon me kriminelët, ti kryen një krim, sikundër edhe Hoxha”, tha Berisha. Gonxhja e ka cilësuar lajm të rremë pretendimet e Berishës.

REAGIMI
‼️ Fake News ‼️ Lajm i Rremë ‼️ Gënjeshtra ‼️ Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani… 👎👎👎👎👎👎



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×