
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur në lidhje me mos paraqitjen e tij në SPAK ditën e sotme, pas raportimeve se ai ishte thirrur si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Ai reagoi kur gazetërët e informuan se SPAK ka njoftuar vetëm pak më parë se ka dërguar fletë thirrje për Berishën.
Berisha: Është një gënjeshtër absolute. Rojet janë njerëz të përgjegjshëm. Këta janë të pafytyrë. Janë njerëz që më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty. Kur organet gjyqësore e kanë konsideruar i kanë dërguar me motoçikletë dhe nuk ka ndodhur kjo që thonë ata. Bëji block numrit të tyre bëji dhe report atij numri se janë një agjenci mashtruesish.
E kam hapur emailin. Asnjë gjë nuk ka ardhur. Nuk kam e-mailin e parlamentit, kam e-mailin tim. Nuk e përdor atë të Parlamentit. Nuk komunikohet me e-mail, firmos ai që merr njoftimin.
and then