
Silvinjo do të vazhdojë si trajner i Kombëtares shqiptare, të paktën deri në fundin e muajit mars. Trajneri brazilian e kishte klauzolë të veçantë, që kontrata do të rinovohej në një rast si ky ku Shqipëria i mbyll kualifikueset e Botërorit 2026 në “play off”.
Në korrikun e vitit 2024, FSHF njoftoi se Silvinjo dhe Doriva me Zabaletën kanë rinovuar deri në dhjetorin e vitit 2025. “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.
Shqipëria asokohe kishte zhvilluar paraqitje në Europianin e Gjermanisë. Tashmë fokusi do të jetë te faza “play off”.
Kuqezinjtë për herë të parë në histori, i mbyllën kualifikueset e Botërorit 2026 si vend i dytë. Ky është suksesi i dytë në drejtimin e Silvinjos, pas kualifikimit në Europianin 2026 si vend i parë.
and then