Konferenca Vjetore IAIS 2025 në Tiranë/ Kreu i AMF, Mimoza Kaçi: Momenti për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimeve

Përfundoi sot me sukses Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me IAIS.

Aktiviteti, ndër më të rëndësishmit në shkallë globale për sektorin e sigurimeve, mblodhi mbi 500 përfaqësues nga më shumë se 130 juridiksione, përfshirë autoritete mbikëqyrëse, organizata financiare ndërkombëtare dhe kompani sigurimi nga mbarë bota.

Në ditën e dytë, në fjalën e saj përshëndetëse Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, znj. Mimoza Kaçi, theksoi se organizimi i këtij forumi global në Tiranë përfaqëson një dëshmi të transformimit institucional të AMF-së, forcimit të mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me IAIS përgjatë dekadës së fundit. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Konferencës si një hapësirë e çmuar dialogu mbi rreziqet, qëndrueshmërinë dhe konsolidimin e mbikëqyrjes në tregjet e sigurimeve.

Konferenca u përshëndet nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili vlerësoi ndikimin e sektorit të sigurimeve në zhvillimin ekonomik, rritjen e qëndrueshmërisë dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Sekretari i Përgjithshëm i IAIS, z. Jonathan Dixon, theksoi se kjo është hera e parë që ky aktivitet i rëndësishëm zhvillohet në rajonin e Ballkanit, duke falënderuar Shqipërinë dhe Autoritetin për organizimin dhe mikpritjen.

Gjatë sesioneve tematike, panelet u fokusuan në rolin e sigurimeve në rritjen e qëndrueshmërisë sociale, menaxhimin e rreziqeve natyrore, zgjerimin e aksesit në produkte sigurimi dhe rëndësinë e bashkëpunimit global në një mjedis sfidues dhe në evolucion të vazhdueshëm.

Ky aktivitet shënoi një moment domethënës për zhvillimin institucional të Autoritetit dhe forcimin e partneriteteve me organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurimeve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×