
Kryeministri Edi Rama, përgjatë takimit me banorët e njësisë 2 në Tiranë, deklaroi se qeveria e tij ka ngritur grupe negociatore me Greqinë për të njohur vitet e punës për emigrantët shqiptarë.
Rama theksoi se pensionet për shqiptarët në Greqi ka qenë më e vështirë pasi sipas tij, në vendin shqip numri i emigrantëve është më i madh.
“Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqi nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh.
Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë. Sa të thjeshta duken gjërat kur ishe nga njëra anë”, tha Rama.
and then