
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i ftuar në “Kjo Javë” në News24, foli në lidhje me atentatin e ndodhur më 11 nëntor në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani
Ai ka bërë thirrje që ministrja Albana Koçiu duhet të japë dorëheqjen pasi nuk bën punën por vetëm propagandë, ndërsa shtoi se mafia ka kapur tashmë shtetin dhe policinë.
“Qytetarëve të pafajshëm u rrezikohet jeta nga përplasja e bandave, të cilëve u mbyllet syri sepse kanë lidhje me shtetin. Në çdo atentat del një oficer i lidhur. Edhe në atentatin e fundi personi që shoqëronte Gilmando Dani ishte punonjës i AMP, pra mbikqyrte policët.
I bëj thirrje Koçiut të japë dorëheqjen sepse që kur ke më shumë hall të bësh propagandë se detyrën… nuk është halli tek monopatinat por tek kallashnikovi që kërrcet.
Në atë zonë që pretendohet të jetë në kulmin e sigurisë, vetëm 2 minuta më parë kishte kaluar një delegacion.
Imagjinoni sa ke është situata e sigurisë sa mafia e sheh aeroportin, një zonë të sigurt si zonë ku mund të kryejë krim. Kjo ndodh nga bashkëpunimi mes krimit dhe shtetit, kapja e policisë ka prekur majat”, tha ai.
and then