Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe minash në Nikël, shpallet në kërkim një person

Pas atentatit të ndodhur pranë zonës së Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani, alias Sheqeri, forcat e rendit kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë.

Gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali të konsiderueshëm armësh dhe minash, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.

Sakaq, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili tashmë është shpallur në kërkim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×