
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se në zgjedhjet për 5 bashkitë e vendit doli vetëm administrata për të votuar. Noka theksoi se PD nuk mori pjesë në këto zgjedhje, dhe sipas tij, shkelën veten e tyre sepse brenda partisë kishte personalitete.
“Ne nuk kemi pasur asnjë kandidat tonin. Ne ndërtuam një strategji për të dalë jashtë vetes tonë dhe dolëm. Ju keni parë sa akuza ka pasur, ‘PD që nuk bën përpjekje për të bashkuar opozitës, nuk del jashtë vetes, janë të mbyllur’.
Ne çfarë bëmë shkelëm mbi veten tonë, sepse kishim personalitetet brenda PD. Por vendosëm të dalim jashtë tyre, që t’i jepnim një sinjal opozitës që ne duhet të jemi të gjithë bashkë kundër këtij narko-regjimit. “, tha Noka.
and then