
Anëtare e PD, Adriana Kalaja theksoi se shumë protestues të opozitës janë burgosur vetëm për shkak të nenit 262 ku sipas saj ka të bëjë për bllokimin e rrugëve.
Kalaja shton se nëse do të zgjidhet avokate e popullit do të iniciojë ndryshimin e nenit 262.
“Është një vendim i majit të 2021, ku Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë për lidhjet që ka protestuesi apo ai që thërret protestën me Policinë e Shtetit. Është shfuqizuar jo vetëm paragrafi i pare, që nuk kërkohet lejë por thjesht njoftim.
Ka një pikë të dytë që deri më sot nuk është preku edhe nga Avokati i Popullit që të ndryshohet neni 262, sepse ka qenë nen ku sipas Kodit Penal quhet bllokimi rrugëve. Dhe shumë protestues tanë meqenëse ne i thërrisnim protestues janë burgosurve dhe për shkak të bllokimit të rrugës. Gjë e cila duhet të ndodhte me ndryshimin e nenit 262, të cilën do ta iniciojë nëse do jem në krye të Avokatit të Popullit
and then